10:41 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Majlinda e Distria kualifikohen në finale

Majlinda ishte kualifikuar direkt në çerekfinale të këtij turneu që është njëri prej më të mirëve në sportin e xhudos.

Ajo e mundi në çerekfinale Reka Pupp nga Hungaria duke arritur kështu në gjysmëfinale ku do të përballet me spanjollen, Ana Perez Box në kategorinë -52 kg.

Majlinda Krasniqi ka fituar në gjysmëfinale me Ippon ndaj Ana Perez box nga Spanja.

Ndërsa Distria Krasniqi ka mposhtur Amber Gersjes nga Holanda në gjysmëfinale, që të dyja janë kualifikuar në finale. /Indeksonline.