11:04 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Majlinda e Nora mësojnë kundërshtaret e para

Sot do të zhvillohen garat në xhudo në Lojërat Evropiane në Minsk.

Pjesëmarrëse është edhe Kosova. Dy xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kanë mësuar kundërshtaret e para.

Kampionia Olimpike do të takohet me zviceranen, Fabienne Kocher, të cilën e ka mposhtur një herë këtë vit, ndërsa Nora me Priscilla Gnetto të Francës./Indeksonline/