Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka dalin për herë të parë “negativ”

Ekipi i xhudos më në krye trajnerin Driton Kuka kanë bërë testet për koronavirus.
Fatmirësisht të gjithë pjesëtarët kanë rezultuar negativ dhe tanimë janë të gatshëm për të vazhduar stërvitjet, shkruan Indeksonline.
Skuadra së bashku reprezantuesit kroat dhe slloven do të vazhdojnë stërvitjet në Poreç të Sllovenisë.
Më poshtë është njoftimi i Driton Kukës:
Ekipi ynë Elitar dje u testua dhe që të gjithë dolën negativ!
Tashmë kemi udhëtuar në stërvitje të përbashkëta me reprezentuesit Kroat e Slloven në Poreç të Kroacisë.
Ishte kënaqêsi bashkëpunimi me Profesorin e nderuar Naser Ramadani i cili është në krye të heronjve mantelbardhë që po përballen në vijën e parë të frontit kundër pandemisë!
Falenderim i veçantë për Dr Adnora Nurboja udhëheqëse dhe stafit nga Peja për testime.
Me njerëz si ju Kosova do ja dal edhe kësaj sfide.
Të përkrahim këta heronj me kujdes të shtuar,të ruajmë familjet tona,miqtë tanë e popullin e Kosovës.