75 Mall Live Search
17:58 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Majlinda Kelmendi dhe Loriana Kuka garojnë në Grand Prix “Tel Aviv 2019”

Majlinda Kelmendi dhe Loriana Kuka do ta përfaqësojnë Kosovën në Grand Prixin e xhudos që mbahet prej nesër deri të shtunën në Tel Aviv të Izraelit.Grand Prixi është gara e parë ndërkombëtare për vitin 2019 në xhudo.

Kampionia Olimpike, Kelmendi, garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Uebfaqja zyrtare e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), ka shkruar se ky vit pritet të jetë plotë shkëlqim për Majlindën.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, që ndodhet në Tel Aviv, deklaroi për “noc-kosovo.org” se në Tel Aviv do të marrin pjesë vetëm Kelmendi e Kuka, ndërsa xhudistët tjerë do të paraqiten në Grand Slamin e Parisit, që mbahet muajin e ardhshëm.

Majlinda do të garojë të enjten, ndërsa në shortin e hedhur sot ajo do të përballet në raundin e dytë (raundin e parë e kaloi pa luftë) me fituesen e çiftit Tetiana Levytska Shukvani (Gjeorgji) – Paz Kafri (Izrael). Loriana përballet me Lluna Lucassen (Holandë).

KOK iu uron suksese xhudisteve tona në rrugën drejt medaljeve dhe pikëve të reja Olimpike.