Majlinda Kelmendi jep dorëheqje nga kandidatura për anëtare të bordit të KOK-ut

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka dhënë dorëheqje nga kandidatura për anëtare të bordit.
“Dua të uroj presidentin e ri për postin në KOK, një post me përgjegjësi për të cilin e uroj. Jap dorëheqje prej kandidaturës prej anëtare të bordit për shkak të angazhimeve të shumta që i kam. Kështu që, dua ti njoftoj të gjithë që jap dorëheqje“, ka thënë Kelmendi.
Pas zgjedhjes së kryetarit të ri të KOK-ut, do të emërohet edhe bordi i ri.
Në vend të Kelmendit, Musa Hajdari do të përfaqësojë sportistet në kandidaturën për bordin e KOK-ut.