75 Mall Live Search
13:54 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Majlinda Kelmendi kalon në finale, ja kur zhvillohet ndeshja

Majlinda Kelmendi (-52 kg) ka siguruar medalje në Grand Slemin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Xhudista jonë mposhti në gjysmëfinale Chelsie Gilesin e Britanisë së Madhe, ndërsa në finale takohet me Odette Giuffridanin e Italisë.

Pikërisht Giuffridani e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Olimpike “Rio 2016”.

Finalja midis këtyre dy xhudisteve pritet të zhvillohet pas orës 16:00.