10:01 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Majlinda Kelmendi kalon në gjysmëfinale të Grand Prix-it në Uzbekistan

Kosova ka nisur me fitore rrugëtimin drejt medaljeve në Uzbekistan.

Fillimisht Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë nisur me fitore në Grand Prixin që po mbahet në Tashkent të Uzbekisanit, duke kaluar në çerekfinale.

Krasniqi ka mposhtur në raundin e dytë izraleitien Tamar Malcara ndërsa Gjakova mposhti garuesen nga Venezuela, Wisneybi Machado.

Ndërkohë kampionia olimpike Majlinda Kelmendi ka mposhtur Reke Pupp në cerekfinale. Kelemendi është kualifikuar në gjysmëfinale ku do të përballet me Ana Perez Box në kategorinë -52 kg./IndeksOnline/