12:33 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Majlinda Kelmendi pren shiritin në përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në përurimin e segmentit të dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Thaçi ka thënë se ky është rezultat i punës së përbashkët dhe i përgjegjësive të larta shtetërore, por edhe i vizionit euroatlantik të Kosovës.

Kreu i shtetit ka thënë se ky është projekt për Kosovën e re dhe moderne.

“Është projekt i Kosovës moderne, i Kosovës evropiane. Është projekt i ëndrrave që kemi pasur, që po shndërrohen në realitet, prandaj urime të gjithëve, urime Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërkohë prerjen e shiritit të kuq për përurimin e segmentit të kësaj autostrade e ka bërë kampionja e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi. /IndeksOnline/