20:50 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Majmuni sulmon turistët, i ngjitet në veturë

Një majmun i pacipë është fotografuar duke u varur në dritaren e veturës së turistëve në Tanzani, transmeton Indeksonline.

Elisha Issanja, duke vozitur nëpër Zonën e Ruajtjes së Ngorongoro-s në Tanzani, me një makinë plot me turistë kur u rrethua nga një grup i majmunëve.

Njëri nga ta më pas u hodh në xhip, duke e treguar fytyrën pranë dritares me mimika të ndryshme.

Baboon i zjarrtë ishte fotografuar duke treguar dhëmbët e tij duke u mbajtur në pasqyrën e automjetit.

Ai qëndron një pjesë të rrugës përgjatë parkut, gjersa turistët plasin së qeshuri, por edhe friksohen paksa.

Zonja Issanja tha: “Ne po vozisim në Ngorongoro dhe ndaluam diku në rrugë duke parë një grup të baboons.Pas pak, njëri prej tyre u hodh në makinën time dhe filloi të shikonte përmes dritares. Kafshët duan të dinë se kush jemi dhe sa duam t’i njohim ato”./Indeksonline/.