75 Mall Live Search
11:56 / E Premte, 01 Janar 2021 / OSH

Majori amerikan mbanë ligjeratë në Xhaminë e Prishtinës

Në xhaminë ”Prof. dr. Bedri Kamberi” në lagjen “Spitali”, afer Eulexit, Majori Cory Van Sloten, i cili shërben në kampin ushtarak “Bondsteel”, si Chaplain në Komandën Rajonale – Lindje ka mabjtur ligjëratë të premten, shkruan IndeksOnline.

Që nga ora 11:00 Sloteni gjendet në këtë xhami të Prishtinës ku do të ta përcjellë gjithashtu edhe ligjëratën (hutben) e së premtes dhe faljen e namazit të xhumasë.

Ndërsa, prezantimi i tij do t’i përfshijë këto detaje:

– përshëndetje nga Komanda Rajonale e Forcave Lindore të Kosovës (KFOR) (RC-E),

– partneritetin midis shtetit të tij të lindjes Iowa dhe Kosovës,

– inkurajimin për njerëzit dhe institucionet e Kosovës që të vazhdojnë të përpiqen për lirinë fetare, dialogun dhe bashkëpunimin./IndeksOnline/