12:12 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Majori Xhafa flet për alarmin e bombës në Prishtinë, tregon a ka të dyshuar

Majori Shkëlzen Xhafa, ka thënë para mediave se kërcënimi për mjete të dyshuara ka ardhur përmes një telefonate.

“Rreth orës 10:30 kemi marrë një thirrje telefonike për një mjet të dyshimtë shpërthyes në dy objekte. Policia ka dalë menjëherë në vend ngjarje me të gjitha njësitet relevante dhe është evakuuar i gjithë personeli”, ka thënë Xhafa.

Ai ka shtuar se tani për tani nuk ka persona të dyshuar dhe se të gjitha veprimet janë duke u kryer në koordinim me prokurorin.

“Për momentin jemi në procedim e sipër  po presim që  njësitë relevante ta kryejnë punën e vet, e pastaj Policia do të dalë me një deklaratë gjithëpërfshirëse. Për momentin nuk ka ndonjë të dyshuar,  vetëm një kërcënim përmes një telefonat  e kemi pranuar. I kem dy ndërtesa të shënjestruara , njësitë janë duke evakuuar objektet”, Shkelzen Xhafa nga Policia e Kosovës.