75 Mall Live Search
10:38 / E Diele, 02 Qershor 2024 / Gj. Sh

Makhachev mbron titullin e kampionit, fiton meçin ndaj Poirier (VIDEO)

Luftëtari rus, Islam Makhachev ka mbrojtur titullin e kampionit në peshat e lehta të UFC-së.

Makhachev mposhti Dustin Poirier me ”submission” në raundin e pestë, në meçin i cili u zhvillua në Nju Xhersi, shkruan IndeksOnline.

Ishte një duel i fortë mes dy luftëtarëve, por kur të të gjithë ishin në pritje të vendimit unanim të gjyqtarëve, Makhachev arriti ta kapë për qafe rivalin e tij, dhe e detyroi ta dorëzonte meçin.

Luftëtari rus e mbrojti për herë të tretë titullin e kampionit, duke shkuar në 14 ndeshje si i pamposhtur.

Makhachev i cili në stafin e tij ka legjendën e UFC-së, Khabib Nurmagomedov, ka 26 fitore dhe vetëm një humbj në kafaz./IndeksOnline/