75 Mall Live Search
20:37 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Makina bie në greminë, shoferi shpëton për mrekulli

Një person mori plagë të rënda pasi makina e tij ra në një humnerë në South Tyneside në Angli.

Ekipet e shpëtimit dolën në vendin e ngjarjes për të shpëtuar vozitësin.

Një zëdhënës i kërkim-shpëtimit tha se personi i aksidentuar është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa policia, zjarrfikësit dhe mjekët arritën në majë të shkëmbit, nisi aksioni për të nxjerrë vozitësin dhe makinën nga humnera.

Personi i lënduar u dërgua për trajtim në spitalin e Newcastle pasi ka pësuar lëndime të shumta.