18:42 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Makina del nga rruga në Libohovë, plagosen rëndë tre persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur, pas një aksidenti në Libohovë. Ngjarja ndodhi në hyrje të këtij qyteti rreth orës 15:40. Nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se mjeti tip Benz me targa AA290DR, i drejtuar nga shtetasi L.K, 23 vjeç, ka dalë nga rruga, duke plagosur tre pasagjerë.

Informacion paraprak

Në hyrje të qytetit të Libohovës mjeti tip Benz me targa AA290DR, i drejtuar nga shtetasi L.K, 23 vjeç, ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët, shtetasit R.K, R.Sh dhe E.M, banues në Nepravishtë, të cilët po marrin ndihmën mjeksore në spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.