75 Mall Live Search
10:12 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / B O

Makina e preferuar e Pablo Escobarit shitet me çmimin marramëndës

Makina e preferuar e Pablo Escobari, “Porsche” 911 RSR i vitit 1974 i mirëmbajtur është në dispozicion për shitje në Florida, SHBA.

Pa dyshim që është një model i rrallë pasi është një nga 15 kopjet e bëra në vitin 1974 për të marrë pjesë në institucionin ndërkombëtar të Champions League.

Kjo makinë e veçantë drejtohej nga kampioni i F1, Emerson Fittipaldi, i cili arriti performancën më të mirë në testet kualifikuese.

Makina u shit më vonë dhe vazhdoi të konkurronte në gara shpejtësie deri më 1978, përfshirë dhe garën 24-orëshe të Daytona dhe garën 12-orëshe të Sebringut.

“911SR”-ja u ble më pas nga Pablo Escobari, i cili garoi me të në katër gara “Copa Renault 4”, në Kolumbi.

Pas vdekjes së Escobarit makina u la për një kohë të gjatë në një depo për t’u transportuar përfundimisht në SHBA ku u rikonstruktua nga Roger Penske në formën e saj origjinale siç përdorej nga Fittipaldi.

Kjo është pikërisht mënyra se si “911 RSR”-ja është në dispozicion për shitje sot dhe sigurisht çmimi i saj i lartë prej 2.2 milionë dollarësh ka të bëjë me personalitetet që kanë qënë pas timonit.