14:30 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / A. M.

Makina ‘fluturon’ në ajër çiftin në Shqipëri, arratiset me shpejtësi!

Pamjet e aksidentit të një dite më parë në lagjen 11 të qytetit të Durrësit, ku e plagosur mbeti një grua.

Siç mund ta shikoni në video, ajo po ecte në këmbë e shoqëruar nga një burrë, kur një makinë vjen me shpejtësi nga krahu tjetër i rrugës dhe i përplas të dy dhe largohet me shpejtësi.

Pas goditjes burri arrin të ngrihet dhe tenton të ndjekë mjetin, ndërsa kalimtarët shkojnë për tu dhënë ndihmën e parë.

Video, OraNews