Makina futet me shpejtësi në sheshin “Skëndërbej”, përplasje mes disa personave

Në Shqipëri po votohet për Zgjedhjet Nacionale-Parlamentare.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 11:00 në Shqipëri kanë votuar 20.70 % të qytetarëve në rang vendi, raporton IndeksOnline.
Por, një incident i pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin “Skëndërbej”, ku një makinë është futur me shpejtësi në zonën e sheshit duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Të dhënat e KQZ-së deri më tani tregojnë se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje duke krahasuar orën 10:00 me katër vite më parë vihet re një rritje e qytetarëve që kanë dalë për të votuar.
Ndërkaq, Qendrat e votimit janë të hapura prej orës 07.00 deri në 19.00./IndeksOnline/


Wow. Një person civil në Tiranë pati ndërhyrje si po të ishte një polic i ushtruar mirë mu në sheshin Skënderbe, pasi një njeri hyri me makinë në shesh duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
— Shpend Thaçi (@ShpendThaci96) April 25, 2021
Pamje pa koment!
© ABC News pic.twitter.com/MlnovrjyiY