75 Mall Live Search
23:21 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Makina luksoze dhe shpejtësi! Shqiptarët i “vënë flakën” Zvicrës dhe Dubait (Video)

Shqiptarët njihen si një popull i çmendur dhe mjaft i guximshëm, por aventurat e një grupi të rinjsh në Zvicër dhe Dubai ia kalojnë edhe skenave të filmave aksion.

Prej kohësh ata sfidojnë me shpejtësi marramendëse dhe makina luksoze qetësinë e Zvicrës, duke imituar skenat e të famshmit “Fast and Furious”.

Në një komunikim me “JOQ.al” ata shprehen se janë një grup të rinjsh shqiptarë që adhurojnë makinat luksoze. Në videon që ka dërguar një 20 vjeçar shqiptar shihet duke ecur me shpejtësi marramendëse nëpër në një qytet të Zvicrës. Pjesa e dytë sipas tyre është realizuar në Dubai, ku shqiptari shihet duke bërë drifting.

Ata shprehen se:

“Jemi një grup çunash të fiksuar pas shpejtësisë. Bëjmë shpesh disa video që janë super gjigante. Djali që po nget makinën e ka emri Afrim dhe është shqiptar i Kosovës. Videoja është realizuar në Zvicër edhe në Dubai. Janë pjese të shkëputura.”