75 Mall Live Search
15:53 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Makina më e shitur e Skoda bëhet edhe më e mirë

Edhe pse shitjet ranë me 7.3% vitin e kaluar, Skoda Octavia ishte makina më e shitur e markës për vitin 2018.

Rreth 388,200 makina janë shitur në gjithë botën, ose e shprehur ndryshe sa dyfishi i dy makinave të tjera të treshes më të mirë (#2 Rapid me 191,500 shitje dhe #3 Fabia me 190,900 shitje).

Kompania Mlada Boleslav ka thënë shumë herë që Octavia është modeli më i rëndësishëm i markës, prandaj kemi shpresa për gjeneratën e rradhës.

Është konfirmuar që do të debutojë brenda këtij viti. Gjenerata e katër e Octavia feston 60 vjetorin e modelit duke debutuar si një hatchback.

Si mund të duket makina më e shitur e markës çeke në formën wagon, që është një stil më i pëqyer se forma hatchback-sedan në gjithë botën.

Siç mund ta imagjinoni, makina në këtë stil ngjan me hatchback-un Rapid që po zëvendëson Scala, por ekstrapolohet për t’ju përshtatur madhësisë së Octavia.

Meqë po flasim për madhësinë, hapësira që ofron kjo makinë për pasagjerët është ideale. Flitet që Octavia këtë rradhë do të vijë më e madhe.

Skoda ka gjetur mënyra të ndryshme për të përmirësuar platfomën MQB për të krijuar më shumë hapësirë brenda kabinës duke qenë se Scala është më e madhe se sa modeli Rapid.