20:03 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Makina përplas fëmijën 6 vjeç në Durrës dhe largohet me shpejtësi

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ku një automjet ka përplasur një 6-vjeçar dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17, ku një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur A.B., rreth 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 09.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen nr.17, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur A.B., rreth 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.