15:41 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Makinat BMW, që dyshohet se janë prodhuar në mënyrë misterioze në Rusi

BMW-ja ka fabrikë në Rusi, por aty duket se po prodhohen edhe disa makina në mënyrë të paautorizuar.

Rusia e ka mënyrën e vet të realizimit të proceseve të ndryshme me gjithë ndryshimeve globale, vazhdon ta mbajë larg ndikimin nga jashtë, i bën mediet si armike të popullit dhe qeveria autoritare paraqitet sikur sillet me norma normale demokratike.

Të drejtat e konsumatorit dhe transparenca në shumë aspekte mungon, ndërsa këtu hyn edhe prodhimi i disa makinave BMW, më mënyrë shumë misterioze.

Derisa BMW- Russia është një fabrikë e licensuar, që të prodhojë makina për kompaninë gjermane dhe ato dërgohen në rrugë legale për në Gjermani, duket se aty ka edhe linja të tjera prodhimi, vetëm për tregun vendës.

Andrey Podshivalov është avokat rus, që në rrjete sociale paraqitet si Yardey, i cili është duke e mbrojtur një klient, që pretendon se e ka blerë një BMW 3 Series, që nuk duket se është origjinal.

Gjithçka ishte në rregull kur ai e bleu veturën, por një shëtitje për në Gjeorgjinë fqinje, bëri që makina t’i dëmtohej. Me ta dërguar te pika e licensuar për kontroll, u gjet se shumë pjesë nuk janë adekuate dhe i mbeti ashtu për tre muaj.

Sipas avokatit, makina është e prodhuar nga BMW Russia, mirëpo nuk posedon garancitë e nevojshme, derisa nuk ka asnjë leje zyrtare që të eksportohet jashtë shtetit.

Ky pretendim i avokatit, mbetet ende vetëm si një postim në rrjetet sociale, meqenëse BMW nuk ka bërë ndonjë reagime, lidhur me mundësinë e prodhimit të këtyre makinave jo të rregullta.