75 Mall Live Search
10:18 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Makron – Daçiçit: Do të përfshihem në zgjidhjen e problemeve në dialogun Beograd-Prishtinë

Presidenti francez, Emanuel Makron i ka thënë ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq gjatë  debatit të përgjithshëm të sesionit të 74-të, të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, se është duke pritur që të përfundojnë zgjedhjet në Kosovë, në mënyrë që të përfshihet në zgjidhjen e problemeve në dialogun Beograd – Prishtinë.

Ndër të tjera ministri Daçiq uroi presidentin Makron për fjalimin e tij të shkëlqyeshëm gjatë vizitës së tij të fundit në Serbi, duke i thënë se vizita e tij ishte një nga vizitat më të mira nga një zyrtar i huaj në historinë e Serbisë.

Presidenti Makron iu përgjigj se për të ishte një nder i  veçantë dhe një kënaqësi e madhe./Indeksonline/