14:41 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Maksimir”, nikoqir i kryendeshjes së sotme në Ligën e Kombeve

Pas pritjes një mujore, sonte rikthehet Liga e Kombeve, ku do të zhvillohen plotë nëntë ndeshje.

Padyshim, ndeshja më interesante që do të zhvillohet sonte është mes finalistit të Kupës së Botës, Kroacisë dhe Spanjës.

Ndeshja do të zhvillohet në ”Maksimir” dhe do të jetë e vlefshme për grupin 4 në Ligën A, transmeton IndeksOnline.

Me tri ndeshje të zhvilluara, Spanja është lidere me 6 pikë, derisa Kroacia ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe renditet në vendin e tretë (fundit) me vetëm një pikë.

Ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet edhe mes Belgjikës dhe Islandës në Ligën e njejtë, por në kuadër të grupit 2.

Për më shumë, të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen sot, mund t’i shikoni në foton e mëposhtme./IndeksOnline/