75 Mall Live Search
14:23 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / Pranvera Musa

Maksimizoni produktivitetin me pajisjet e reja Galaxy

Në një botë ku dita nis e mbushur me angazhime dhe mbyllet sërish me detyra të papërfunduara, teknologjia është kthyer në partnerin më të rëndësishëm për të na mbajtur në lëvizje.

Samsung, me serinë e re Galaxy Z dhe aksesorët e rinj ka ndërtuar një ekosistem që nuk thjeshton vetëm përditshmërinë, por i jep produktivitetit një dimension krejtësisht të ri.


Ky nuk është thjesht inovacion, por një mënyrë e re jetese, ku çdo gjë lidhet, sinkronizohet dhe funksionon në harmoni për të kursyer kohë dhe për të rritur efikasitetin.


E veçanta e këtij ekosistemi është se inteligjenca artificiale është gjithmonë aty, duke punuar në sfond për të ofruar ndihmën e duhur në momentin e duhur.

Now Brief, një nga funksionet më të fuqishme të sistemit sofuterik, është shembulli më i qartë: çdo mëngjes, ai analizon axhendën, mesazhet dhe njoftimet, dhe i sjell të gjitha në një përmbledhje të qartë në ekran.

Në vend që të humbasësh minuta të tëra duke kaluar nga një aplikacion në tjetrin, gjithçka që të duhet është aty, përpara syve, gati për të vepruar.

Në një kohë kur lëvizshmëria është thelbësore, Galaxy Z Fold7 dhe Z Flip7 tregojnë pse janë të veçantë.

Një ekran i madh që paloset në xhep e kthen telefonin në një mjet pune dhe argëtimi njëkohësisht. Me procesorin Snapdragon 8 Elite për Galaxy dhe 7 vite përditësime sigurie, këto pajisje nuk janë vetëm të fuqishme sot, por janë të ndërtuara për të qëndruar të rëndësishme edhe për vitet që vijnë. Kamera e tyre e mbështetur nga AI, si ajo 200 MP në
Fold7 dhe 50 MP në Flip7, nuk është thjesht për fotografi, por për dokumentim të çdo momenti qoftë për projekte, krijim përmbajtjeje apo kujtime personale.


Por produktiviteti nuk ndalet tek telefoni. Aksesorët e Samsung e çojnë ekosistemin edhe më tej.

Galaxy Watch8 monitoron shëndetin në kohë reale dhe ofron raporte që ndihmojnë të mbash një ritëm më të balancuar gjatë ditës. Ndërkohë, Galaxy Buds3 FE ofrojnë jo vetëm cilësi të lartë audio, por edhe funksione të mençura si anulimi aktiv i zhurmës, duke krijuar hapësirën e duhur për fokus, kudo që ndodhesh.


Interpreter është një tjetër funksion i fuqizuar nga AI që e bën teknologjinë një aleat në çdo udhëtim. Mjafton një klikim dhe telefoni ose ora Galaxy përkthejnë bisedat në kohë reale.

Është një ndihmë e jashtëzakonshme për këdo që udhëton ose komunikon shpesh në gjuhë të huaja, duke e bërë botën më të afërt dhe më të kuptueshme. Në shtëpi, SmartThings është ura që lidh gjithçka. Pajisjet Galaxy komunikojnë pa ndërprerje me televizorët, frigoriferët apo edhe dritat, duke e kthyer çdo hapësirë në një ambient inteligjent. Në praktikë, kjo do të thotë se mund të kontrollosh klimën e dhomës, të
shohësh kamerat e sigurisë ose të sinkronizosh axhendën e familjes, të gjitha drejtpërdrejt nga telefoni ose ora.

Është një shembull i qartë se si teknologjia e vërtetë nuk komplikohet,
por përkundrazi e bën jetën më të lehtë. Dhe nëse ende nuk je pjesë e këtij ekosistemi, Try Galaxy të lejon të përjetosh risitë e fundit
pa pasur një pajisje Samsung. Është mundësia më e mirë për të parë se si teknologjia mund të ndryshojë çdo ditë të zakonshme në një ditë të jashtëzakonshme.