20:09 / E Diele, 12 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mal i Zi, partitë shqiptare jo të bashkuara për zgjedhjet vendore

Në zgjedhjet vendore të 26 nëntorit për Komunën e Tuzit në Malësi, partitë politike shqiptare nuk arritën të dalin të bashkuar.

Përkundrazi ata u rreshtuan në tre lista zgjedhore, njofton VoA.

Një gjë e tillë, sipas analistëve, mund të ndikojë dukshëm në copëtimin e elektoratit shqiptar në Malësi.