75 Mall Live Search
22:50 / E Diele, 24 Dhjetor 2023 / C E

Mala i bashkohet Pejës

Basketbollisti i Kosovës, Musab Mala i është bashkuar Pejës nga skuadra e Proton Cable Prizreni.

Ky është njoftimi i klubit:

Musabi vishet verdh e zi…

Basketbollisti i Kombëtares së Kosovës, Musab Mala, i bashkohet KB Pejës nga Proton Cable Prizreni.

Mala ka ndërtuar karrierë në Superligën e Kosovës në Basketboll, dhe këtë edicion deri tash ka luajtuar me mesatare prej 13 pikëve, 4.6 asistimeve dhe 3.3 kërcimeve.

Mirëserdhe në shtëpinë e Kampionëve!