75 Mall Live Search
22:26 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Malaga del në fushë me fanellat ‘Lutu për Shqipërinë’

Malaga është duke luajtur përballë Numancias, në takimin që ndodhet në shifrat 0-0 dhe ku është mbyllur pjesa e parë.

Keidi Bare dhe Armando Sadiku e kanë nisur ndeshjen që nga minuta e parë, por ajo që është për t’u veçuar, është padyshim fillimi i takimit.

E gjithë skuadra e Malagas ka dalë me fanellat e bardha “Lutu për Shqipërinë” gjatë rreshtimit dhe dhënies së duarve me kundërshtarin, duke treguar një sensibilizim të jashtëzakonshëm me tragjedinë e ndodhur në Shqipëri.