75 Mall Live Search
23:39 / E Shtunë, 22 Qershor 2024 / G T

Malaga po kthehet, skuadra sonte siguroi inkuadrimin në La Liga 2 pas një goli në sekondat e fundit

Skuadra e njohur spanjolle, Malaga është inkuadruar në La Liga 2 pas një super ndeshje ndaj Gimnastic.

Ishin duke humbur 2:0 deri në minutën e 108’të, ku fillimisht për 2:1 shënoi Dioni, shkruan Indeksonline

Më pas, golin për t’ia siguruar fitoren e madhe Malagas e shënoi futbollisti, Cordero në sekondat e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, Malaga futet në La Liga 2. Gjatë vitit të kaluar skuadra e njohur spanjolle kishte rënë në Ligën e Tretë të futbollit spanjoll për shkak të problemeve financiare.

Por, duket se tani kjo skuadër me histori gradualisht do të rikthehet në elitën e futbollit spanjoll./Indeksonline/