75 Mall Live Search
15:55 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / MSH1

Malaj dhe Abdixhiku flasin për zhvillimet politike në vend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Në fillim të takimit, Abdixhiku pranoi urimet e ambasadorit të Shqipërisë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me ç’rast e falënderoi për mesazhin vëllazëror dhe mbështetjen e pandërprerë të Shqipërisë ndaj shtetit të Kosovës.

Në këtë takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, qëndrimet e LDK-së karshi këtyre zhvillimeve, si dhe rëndësia e thellimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Kosovës dhe ritheksoi përkushtimin e LDK-së për forcimin e partneritetit, ndërtimin e urave të qëndrueshme të bashkëpunimit dhe avancimin e interesave të përbashkëta në të gjitha fushat.