75 Mall Live Search
18:20 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Malaria rezistente ndaj ilaçeve po përhapet në Azinë Juglindore

Parazitët e malaries që u rezistojnë  ilaçeve kryesore janë përhapur me shpejtësi në Azinë Juglindore, thonë studiuesit nga Mbretëria e Bashkuar dhe Tajlanda.

Parazitët kanë lëvizur nga Kamboxhia në Laos, Tajlandë dhe Vietnam, ku gjysma e pacientëve nuk janë shëruar nga ilaçet me zgjedhjen e parë.

Studiuesit thonë se gjetjet tregojnë për mundësinë e tmerrshme të përhapjes së rezistencës ndaj ilaçeve në Afrikë.

Megjithatë, ekspertët thanë se implikimet mund të mos jenë aq të rënda sa ishte menduar fillimisht.

Malaria trajtohet me një kombinim të dy ilaçeve – artemisinin dhe piperaquine.

Në vitin 2013, rastet e para të ndryshimit dhe zhvillimit të rezistencës ndaj të dyja ilaçeve u zbuluan në pjesët perëndimore të vendit.

Studimi më i fundit, i publikuar në Lancet Infectious Diseases, analizoi mostrat e gjakut nga pacientët në të gjithë Azinë Juglindore.

Inspektimi i ADN-së së parazitit tregoi se rezistenca ishte përhapur në të gjithë Kamboxhian dhe ishte gjithashtu në Laos, Tajlandë dhe Vietnam.