75 Mall Live Search
10:09 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / OSH

Malazeztë bllokojnë ambasadorin serb, në Budvë

Një grup qytetarësh malazezë u mblodhën në Budvë për të parandaluar ambasadorin serb Vladimir Bozoviq për të vendosur kurora lulesh në një pllakë përkujtimore.

Sipas shoqërisë civile në Mal të Zi, vendosja e kurorave te vendi i quajtur i “çlirimtarëve serbë” është provokim dhe nuk do të lejohet vendosja dhe homazhet nga asnjë zyrtar serb.

Madje për këtë, Qeveria e Malit të Zi, i ka dërguar letër proteste Qeverisë së Serbisë për të mos lejuar vendosjen e kurorave në këtë vend.

Inspektorët e policisë janë në vendngjarje për të parandaluar ndonjë incident eventual./Indeksonline/