75 Mall Live Search
09:53 / E Premte, 08 Prill 2022 / k.v

Malazezi gjendet i vdekur në Ferizaj, policia nis hetimet

Një shtetas nga Mali i Zi është gjetur pa shenja jete pasditen e së enjtes në Ferizaj, shkruan IndeksOnline.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe një ekip e emergjencës, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës nuk ka shenja jete.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Deri më tani nuk dihet se si ka ardhur deri të vdekja mirëpo rasti po hetohet intenzivisht nga njësitet relevante të policisë./IndeksOnline/