75 Mall Live Search
11:59 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / B O

Maldini e kishte në plan që ta zyrtarizonte Pirlon si trajner të ri te Milani

Milani i ka ndarë dje edhe zyrtarisht rrugët me Paolo Maldinin. Legjenda e skuadrës nuk do të jetë më drejtor i klubit. Mediat italiane kanë zbuluar planin e Maldinit që mbeti në gjysmë.

Njëri nga mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave kishte në plan që të sjellte Andrea Pirlon si trajner të ri të skuadrës dhe të shkarkonte Piolin.

Për këtë kishte biseduar me Pirlon dhe ishte bindur nga cilësitë e tij nga përvoja e fundit si trajner në Turqi.

Të dy kanë pasur gjithmonë një lidhje të ngushtë dhe Maldini dëshironte ta kthente përsëri një marrëdhënie profesionale./Indeksonline/