Maldini e zbulon “Live” fshehtësinë e Pirlos

Një skenë argëtuese në një lidhje të Sky Sport mes Andrea Pirlos dhe Paolo Maldinit.
Drejtuesi kuqezi ka bërë shaka me ish-shokun e ekipit, duke i kujtuar një telefonatë të ndodhur verën e kaluar.
I pyetur nga opinionistët në studio, ish-mbrojtësi ka sqaruar:
“I kam telefonuar këtë verë për detyrën e trajnerit të ekipit U23. Më pas, duke bërë shaka, i kam thënë: ‘Mos po shkon në Torino për ekipin e parë?’ Ai më ka thënë: ‘Si e di?’. Kështu u bëra një nga të parët që e zbulova”, ka thënë Maldini.
Maldini dhe Pirlo kanë bërë histori me Milanin duke fituar dy herë Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/