08:53 / E Martë, 24 Gusht 2021 / OSH

Maldini: Milani këtë sezon është më i fortë, ëndërrojë ta fitojmë titullin

Milani e nisi me fitore edicionin e ri.

Skuadra e Milanit ka mposhtur Sampdorian 1-0 në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Serie A.

Para ndeshjes drejtori teknik i ‘Rossonerëve’ Paulo Maldini ka folur në një intervistë për Sky Sport Italia.

Maldini u pyet nëse dy sulmuesit Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud janë shumë të ngjashëm për të luajtur së bashku.

“Ideja është që gjithmonë të lëmë lojtarët më të mirë të luajnë,” tha Maldini për Sky Sport Italia. “Nëse ata janë mirë, pse nuk duhet të luajnë së bashku?

“Ata kanë struktura të ngjashme fizike, por kanë karakteristika të ndryshme dhe Ibrahimovic gjithashtu mund të veprojë si një krijues i avancuar i lojës”.

Milani përfundoi i dyti në Serie A 2020-21 dhe Maldini theksoi se ata vazhdojnë me ‘bazën e vitit të kaluar’ dhe janë ende të fortë, pavarësisht humbjes së disa lojtarëve kryesorë këtë verë.

“Ne fillojmë nga baza e vitit të kaluar, në formacionin ndaj Sampdorias janë pesë lojtarë kryesorë që mungojnë në krahasim me vitin e kaluar, por unë do të doja të them se ekipi është më i fortë”.

Pietro Pellegri thuhet se ka mbërritur dhe Maldini tha se është një lëvizje për të ardhmen.

“Nuk është sekret që Ibrahimovic është 40 vjeç dhe Giroud është 35. Ne jemi një nga ekipet më të reja në Ligë dhe duam të vazhdojmë në këtë rrugë edhe këtë sezon. Ne gjithashtu duhet të shikojmë nga e ardhmja”.

Maldini më pas shtoi se ‘Rossonerët’ vazhdojnë të ëndërrojnë për fitimin e Scudetto –s.

“Gjithmonë më ka pëlqyer të ëndërrojë, pas siç thotë Fabio Capello, është e drejtë të jesh realist, por askujt nuk i mohohet të ëndërrojë”, përfundoi Paulo Maldini.