75 Mall Live Search
15:27 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

Maldini takohet me djalin e Fadil Vokrrit

Djali i Fadil Vokrrit, Gramozi ka qenë me fat sot pasi që ka takuar legjenda e Milanit, Pauolo Maldini.

Skuadra e Milanit ka mbërritur sot në Kosovë ku do të luaj në një ndeshje miqësore me kampionin e Kosovës, Feronikelin.

Përveç yjeve të skuadrës, në Kosovë kanë ardhur edhe legjendat e klubit. Në mesin e tyre është edhe ish mbrojtësi italian, Paulo Maldini.

Vokrri dhe Maldini ishin njohur dhe kishin pasur kontakte. Me viziten ne Kosovë , ai nuk la pa e ftuar Gramos Vokrrin për takim, teksa kanë biseduar rreth futbollit vendor dhe mundësitë e bashkëpunimit me Milanin. Vokrri e ka njoftuar Maldinin lidhur me rrjedhat e futbollit, potencialin dhe qëllimet e këtij sporti.