11:16 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / C E

Maldini telefonon mbrojtësin e Frankfurtit, këto janë detajet e fundit

Kampionët e Italisë po përgatisin një ofertë zyrtare prej 15 milionë euro për qendërmbrojtësin e Frankfurt, Evan Ndicka.
22-vjeçari është një ndër emrat më të përmendur te “kuqezinjtë” për repartin e prapavijës.

Drejtori teknik i klubit, Paolo Maldini ka biseduar personalisht me lojtarin, por ende nuk është e sigurt nëse francezi dëshiron të largohet këtë verë nga Gjermania.
Kjo për shkak të agjentit, i cili kërkon që klienti i tij të largohet verën e ardhshme me parametra zero për shkak komisionesh dhe rroge.

Një situatë disi e komplikuar, pasi Milan i trembet konkurrencës verën e ardhshme dhe po përshpejton në negociata, por Maldini dhe Milan shohin përpara një sërë pengesadh dhe koha nuk premton shumë.