Malen futet në histori, bëhet transferimi më i suksesshëm
Pas transferimit nga Aston Villa FC gjatë afatit kalimtar të janarit, sulmuesi holandez, Donyell Malen ka shpërthyer në Serie A duke realizuar 13 gola dhe duke u bërë transferimi më i suksesshëm i janarit në histori për numrin e golave të shënuar.
Me këtë arritje, Malen ka lënë pas Mario Balotelli, i cili mbante rekordin me 12 gola që nga viti 2013, shkruan Indeksonline
Një ndikim i jashtëzakonshëm nga holandezi, që po rezulton një nga goditjet më të mëdha të merkatos për Romën këtë sezon.
Con 13 reti segnate, Malen diventa il miglior acquisto di gennaio di sempre per numero di gol. Superato il record di Mario Balotelli (12 gol), che resisteva dal lontano 2013 🥵 pic.twitter.com/OGg0m962e0
— Lega Serie A (@SerieA) May 11, 2026

