17:22 / E Premte, 14 Qershor 2019

‘Malena’ nga Majk dhe Geti publikohet nesër

Pak kohë më parë ata sollën bashkëpunimin e radhës ‘Vamos’ e cila erdhi së bashku me reperin tjetër, Onat.

Ndërsa, tani dyshja e njohur janë bashkuar edhe për një tjetër projekt i cili publikohet nesër, shkruan Indeksonline.

Kënga e re nga Majk dhe Getoar Selimi mban titullin ‘Malena’ dhe pritet të publikohet nesër në ora 19:00.

Këtë e kanë bërë të ditur vet artistët në faqet e tyre të Instagramit.

Kujtojmë që Majk dhe Getoar numërojnë disa bashkëpunime së bashku të cilat kanë qenë mjaft të suksesshme./Indeksonline/