75 Mall Live Search
16:38 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

“Mali i Ferrit”, gara e çmendur me biçikleta në Alpe

Na ka ndodhur shpesh që të shikojmë gara të ndryshme, por jo si kjo.

Rreth 700 çiklistë kanë garuar me njëri-tjetrin, duke zbritur nga Alpet e Francës, të cilat ishin të “pushtuar” totalisht nga akulli. Mes shkëmbijve të thepistur dhe të rrëshkitshëm, çiklistit kishin për detyrë të përshkruanin rreth 2.500 metra. Por aty ndodhi ajo që nuk pritej.

Gara me biçikleta malore, e mbajtur mes datave 28 dhe 30 qershor prodhoi një nga skenat më të frikshme. Gjatë zbritjes, një prej çiklistëve humbi ekuilibrin, pasta përfundoi në sipërfaqjen me dëborë.

Pamundësia e ndjekësve për t’iu shmangur këtij aksidenti shkaktoi një prej aksidentëve më të mëdha të botës së sportit, duke shkaktuar kaos.