Mali i Zi i përgjigjet Serbisë: Ne e mbrojmë vendin nga qëllimkëqinjtë
Mali i Zi ka ndaluar hyrjen e katër figurave publike serbe të hynë në vend, për të marrë pjesë në një ngjarje për përkujtimin e unifikimit të të dy vendeve në vitin 1918.
“Serbia duhet të përgjigjet. Kjo është diçka për të cilen u trondita, sepse ne ndaluam hyrjen ndaj kriminelëve … ndërkohë që dikush tjetër [Mali i Zi] ndaloi mendime të ndryshme, “tha Vuçiçi për televizionin Prva.
Nuk ka kaluar shumë kohë dhe qeveria malazeze ka dalur me një njoftim në lidhje me këtë rast, shkruan IndeksOnline.
Në këtë njoftim thuhet se “ky veprim mbron stabilitetin dhe sigurinë e atyre nga ata që nuk kanë qëllime të mira”.
“Obligimi kushtetues dhe moral i Qeverisë së Malit të Zi është të mbrojë stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve, duke përfshirë ndjenjat shtetërore, patriotike dhe kombëtare të shumicës së tyre, nga individë pa dallim,” thuhet në deklaratë.
Një qasje e tillë synon ekskluzivisht të parandalojë qytetarët e huaj nga fyerja e reputacionit dhe festimi i zhdukjes së dhunshme të Malit të Zi.
“Ne jemi të bindur se çdo qeveri tjetër përgjegjëse, kudo në botë, do të trajtohet në mënyrë të ngjashme, në këtë drejtim jo vetëm që kuptojmë, por edhe vlerësojmë kur Presidenti (Aksandar) Vucic dhe zyrtarë të tjerë serbë mbrojnë interesat dhe dinjitetin e Republikës së Serbisë “, thuhet në deklaratë.
Hyrja në Mal të Zi u është ndaluar shkrimtarit Matija Beckoviç, historianëve Cedomir Antic dhe Aleksandar Rakoviç, si dhe profesorit Dejan Miroviq.
Vendimi për ndalimin është bërë me arsyetimin se ata janë të rrezikshëm për sigurinë e shtetit malazez. /IndeksOnline/