14:05 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mali i Zi – Kosova, formacionet sipas gazetës malazeze Arena

Sonte me fillim nga ora 20:45 Kosova luan në Podgoricë kundër Malin të Zi në eliminatoret e Euro 2020.

Përfaqësuesja dardane synon fitoren e parë në këto kualifikuese, ku do të kërkojë të përfitojë nga fakti që ndeshja në Podgoricë luhet me dyer të mbyllura.

Kjo është ndeshja e dytë në grupin A për përfaqësuesen e Kosovës, pas barazimit me Bullgarinë, ndërsa rivalë të tjerë në grup ka edhe Anglinë e Republikën Çeke.

Sa i përket formacioneve, trajneri Bernard Challandes është treguar i rezeruar edhe pse formacioni pritet të jetë me skemën e njejtë 4-2-3-1.

Megjithatë, sipas gazetës malazese Arena, formacioni i Kosovës pritet të jetë shumë më ndryshe. Madje ata kanë publikuar një formacion të mundshëm të Kosovës me 6 sulmues në fushë.

Më poshtë keni formacionet e mundshme të të dyja kombëtareve sipas gazetës Arena. /IndeksOnline/