13:29 / E Martë, 21 Dhjetor 2021 / B O

Mali i Zi lejon dasmat dhe heq kufizimet për gastronomët

Mali i Zi ka vendosur të zbusë pjesërisht masat gjatë festave të fundvitit. Ministrja malazeze e Shëndetësisë Jelena Borovinic Bojovic tha se situata aktuale e koronavirusit në vend është më e mirë se sa në javët e kaluara. Ajo ka thënë se popullata duhet të ketë kujdes, por jo panik.

Nga situata e favorshme epidemiologjike në vend Mali i Zi ka vendosur të zbusë me kujdes, minimalisht dhe me kontroll rigoroz masat aktuale në periudhën nga 22 dhjetori 2021 deri më 12 janar 2022, shkruan Indeksonline.

Me masat e reja do të mundësohet organizimi i dasmave në ambientet e hotelierisë me zotërimin e të paktën një prej elementeve të certifikatës së kovidit, me prani deri në 100 persona.

Ambjentet e hotelerisë do të jenë të hapura pas mesnate gjatë pushimeve, për natën e ndërrimit të viteve më 31/01 janar, si dhe në datat 1 shkurt dhe 2 mars 2022. Nuk do të ketë kufizime në orarin e punës së objekteve të hotelierisë./Indeksonline/