10:26 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Mali i Zi merr vendimin më befasues për futboll!

Liga e Malit të Zi do të rinisë këtë të shtunë. Shteti fqinj bëhet i pari që do të lejojë prezencën e tifozëve në stadiume.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri malazez, Dushko Markoviq.

“Do të lejohet numër i kufizuar i publikut në ngjarje sportive, me masa të duhura. Kampionati në Mal të Zi rifillon pas 84 ditëve, ndërsa 13 xhirot si dhe gjysmëfinalet dhe finalja e Kupës do të luhen deri më 2 gusht. Barazhi për vend në elitë do të luhet më 3 e 8 gusht” ka njoftuar Markoviq.

Mali i Zi ka mbi dhjetë ditë që nuk ka raportuar raste të reja me COVID-19, ndërsa është vendi i parë në Evropë që nuk ka asnjë rast aktiv aktualisht./Indeksonline/