Mali i Zi ofrohet si nikoqir i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vendi i tij është i vetmi në Ballkanin Perëndimor që nuk ka çështje të hapura me askënd në rajon dhe pa synimin për të ndërhyrë në marrëdhëniet e askujt.
Ai i ka ofruar mundësinë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të mbahet në Malin e Zi, raporton RTCG.
Abazoviq ka thënë se i ka bërë apel Kurtit që të mos hyjë në konflikt më të thellë me ndërkombëtarët dhe të përpiqet ta zgjidhë këtë çështje me dialog.
Abazoviq beson se situata në Kosovë nuk do të përshkallëzohet.