75 Mall Live Search
16:41 / E Martë, 28 Tetor 2025 / BA

Mali i Zi pezullon regjimin pa viza me Turqinë pas incidenteve të dhunshme

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të pezullojë përkohësisht regjimin pa viza me Turqinë, pas një serie incidentesh të dhunshme që ndodhën gjatë fundjavës.

Vendimi u mor si masë sigurie, pasi autoritetet malazeze raportuan për tensione dhe akte dhune në të cilat ishin përfshirë shtetas të huaj, përfshirë disa me origjinë turke dhe azere.

Sipas mediave vendase, policia ka arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për përfshirje në përleshje dhe dëmtime pronash në kryeqytet dhe qytete të tjera. Ministria e Brendshme e Malit të Zi njoftoi se pezullimi i marrëveshjes për udhëtim pa viza do të jetë në fuqi deri në qetësimin e situatës dhe rivlerësimin e marrëdhënieve dypalëshe me Turqinë, transmeton IndeksOnline.

Nga Ankaraja ende nuk ka ardhur një reagim zyrtar lidhur me këtë vendim, por burime diplomatike thonë se palët po mbajnë kontakte për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve.