12:51 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

Mali i Zi po e fiton betejën me Coronavirus, 13 ditë pa asnjë rast pozitiv

Në Mal të Zi po marrin frymë më lirshëm sa i përket koronavirusit.

Sot është dita e 13-të rresht që në këtë vend nuk është shënuar asnjë rast me COVID-19, është bërë e ditur nga Instituti për Shëndetësi Publike të Malit të Zi.

Sipas të dhënave të këtij Instituti, gjatë muajit maj janë shënuar vetëm dy raste pozitive.

Gjithsej në këtë vend janë infektuar 324 persona, nëntë kanë vdekur, ndërsa 311 janë shëruar. Aktualisht janë vetëm katër raste aktive dhe ata janë të vetizoluar.