13:43 / E Premte, 06 Maj 2022 / k.v

Mali i Zi prezanton ofertat turistike në Prishtinë (Foto)

Ofertat turistike për vitin 2022 janë prezantuar sot në Prishtinë nga përfaqësues të Komunës së Ulqinit dhe të Malit të Zi. Ata presin që turistët nga Kosova edhe sivjet të vizitojnë masovikisht Ulqinin dhe Malin e Zi, pasi sipas tyre kanë çfarë të shohin. Po ashtu, kanë bërë të ditur se Mali i Zi i ka hequr te gjitha masat ndaj Covid-19 dhe sipas tyre çmimet atje janë më të lira sesa në vendet e rajonit.

Lilana Gjukiq nga Agjencia Nacionale e Turizmit të Malit të Zi, ka thënë se presin që të kenë 150 mijë deri në 170 mijë turistë.

“Mali i Zi është i përshtatshëm për oferta turistike. Kemi një numër më të shtuar të fluturimeve nga Britania e Madhe, Franca, por edhe nga Gjermania. Në këto javë do të kemi ndoshta 10 fluturime nga këto vende”, u shpreh ajo.Diana Gotorac, përfaqësues nga Budva, po ashtu prezantoi atraksionet turistike në Budva.

“Edhe pse jemi qytet bregdetar kemi një pjesë malor. Kemi fshatra. Kemi teatrin ton manifestime të ndryshme. Tani kemi hapjen e sezonës turistike me koncerte spektakolare. Krejt ajo çka nuk e kemi pas dy vitet e kaluara tani jemi të hapur për të gjithë vizitorët. Shpresojë që qytetin ton të bukur do ta doni ashtu siç e domë ne”.

“Bëhet fjalë për atë se 35 për qind e turistëve kanë qenë nga Ukraina dhe Rusia. Tani kemi 5000 turist nga Ukraina dhe 4000 turist nga Rusia”.

Përfaqësuesi nga Cetina, Oskar Huter, tha se Cetina është vend turistik që i’a vlen të vizitohet.

“Organizata turistike e Cetinies është prezentë këtu në Prishtinë. Kënaqësia ka me qenë edhe më e madhe kur gjithë ata turist ta vizitojmë Malin e Zi, konkretisht Cetinien. 70 për qind e pasurise të palëvizshme në malin e zi ruhet në Cetinie. Cetinia për të gjithë vizitorët është një zgjedhje shumë e mirë. Themi se të gjithë ata që e vizitojnë Malin e Zi apo që e kanë vizituar dhe nuk kanë ardhur në Cetinie, nuk e njohin Malin e Zi.

Biseerka Stamatovic nga Podgorica, ka thënë se Potgorica me shumë atraksione.

“Potgorica është e vendosur në një pozitë në pjesën qendrore të vendit në mes të bregdetit dhe pjesëve malore. Mund të theksojmë gastronominë hoteliere. Kjo është një traditë e kësaj ane. Vizitorët kanë rastin që me anë të vizitave të ndryshme të mësojnë bukuritë e qytetit tan. Kryeqyteti i Potgorices paraqet një qëndër tranzit për të gjithë ata vizitor që dëshirojnë të vizitojnë qendrat pyjore. Mund të themi se ky kryeqytet është një destiniacion shumë atraktiv”.

Drejtori i Organizatës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga, ka thënë se Ulqini sa u përket çmimeve është më konkurent se Shëipria.

“Përulëm në emër të ulqinakëve. Mali i Zi pas të keqes që ka qrnë Covid ka vazhduar. Sivjet jemi një ambient tjetër. Me 1 maj e kemi bërë të hapur sezonën turistike. Ky vit nëse vazhdo në këtë ritëm do të jemi të kënaqur. Ne Mali i Zi edhe në kohëra të vështira i kemi eliminuar barriera në mes të Malit të Zi dhe Kosovës”.

“Kosova e njihmi Ulqinin jo më pak se unë, por ndoshta edhe më mirë se unë. Do të mundohemi që çmimet mos të rriten, pra mos të jenë të pa kapshme për xhepin e Kosovarëve. Ulqini ka mendësi që t;u bëjë të mundur edhe atyre që kanë më pak të bëjnë një pushim në Ulqin. Në përgjithësi Ulqini është më i lirë se Prishtina. Sa i përket strehimit dhe hoteleve jemi më konkurrent se sa vet Shqipëria”.

Kryetari i Odës së Hotelierise dhe Turizmit në Kosovë Hysen Sogojeva, ka thënë se kosovarët tashmë kanë filluar që të dalin edhe përtej Uliqnit dhe të vizitojnë edhe Malin e Zi.

“Bashkëpunimi mes Odës së Hotelerisë së Turizmit të Kosovës dhe Ulqinit vitin e kaluar kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Ky bashkëpunim po vazhdon edhe sot. Kosovarët kanë filluar të dalin edhe përtej Ulqinit duke e parë që Mali i Zi kanë traditë të turizmit. Ky vit do të jetë vit i sukseseve dhe u bashkëpunimit në fushën e turizmit”.

Baki Hoti kryetar i turizmit të Kosovës, ka thënë se shoreson që edhe pse ka ndrrim të politikanëve, ritmi i turizmit në Ulqin të shkoj njejtë.

“Ta bëjmë një turizëm 12 muaj të vitit jo vetëm të sezonit. Mali i Zi në krye me Gjykqnoviq ka hap dyert për të gjithë edhe në kohën kur ka pas turbulenca. Shpresoj që edhe këtë vit ky kryeministër të shkoj njëjte”.