11:44 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mali i Zi tregon se kur do të zhvillohet vizita e Markoviç në Kosovë

Pas anulimit të vizitës së kryeministrit Dushko Markoviç në Kosovë, Qeveria e këtij shteti përmes një njoftimi në faqen zyrtare të tyre ka bërë të ditur që vizita e Markoviç në Kosovë do të zhvillohet javën e ardhshme. “Anulohet vizita e kryeministrit Dushko Markoviç në Kosovë

Kësisoj, vizita e planifikuar për sot e Kryeministrit të Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviç në Republikën e Kosovës, është shtyrë për javën e ardhshme.

Ndëresa arsyeja për shtyrjen e vizitës është fakti se për shkak të mjegullës në mëngjes është mbyllur aeroporti i Prishtinës. Termini i vizitës do të harmonizohet dhe komunikohet me kohë në media.