18:54 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Mali i Zi ua përgjysmon rrogat punonjësve publikë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka thënë se pagat e punonjësve publikë do të ulen me 50 përqind për shkak të ndikimit të pandemisë së Coronavirusit .

Markoviq gjithashtu tha se në prill, maj dhe qershor, qeveria do të paguajë 222 euro rroga mujore për punonjësit e të gjitha kompanive që nuk mund të funksiononin për shkak të COVID-19.

“Qeveria është e gatshme të mbajë barrën dhe përgjegjësinë e këtij momenti kritik. Do të jetë më e vështirë se në 50 vitet e kaluara, por ne do të luftojmë për çdo punë”, tha Markoviq.